Telegrafi

Nuk ka pushim për Denik Prizrenin, përfundon xhirimet e këngës së re

Para dy muajve solli këngën “Të kam thënë” që i solli suksese të mëdha.

Duket se do të jetë një verë e nxehtë për këngëtarin Denik Prizreni, i cili gjatë javës së ardhshme do të vjen me këngën e re.

Prizrenasi ka treguar për Telegrafin se tashmë kanë përfunduar xhirimet e videos dhe se është i kënaqur me realizimin.

“Kënga do të jetë ritmike dhe e përshtatshme për sezonën verore. Kënga flet për flirtet mes vajzave dhe meshkujve”, tha këngëtari.

Ai më tutje zbuloi se “krijimtaria e re do të titullohet ‘Puth, puth’ dhe se jam i kënaqur me të gjitha gjërat rreth këngës”.

Kujtojmë se këngëtari është edhe bariton i Filarmonisë së Kosovës, ku ka prezantuar Kosovën në shumë koncerte botërore.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë edhe kënga e fundit e Denikut pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/