Site icon Telegrafi

Nuk ka pushim për Ballkanin, skuadra kampione fillon punën për garat ndërkombëtare

Kampioni i Kosovës, Ballkani, është kthyer në fushë, pasi disa ditësh pushim të merituar.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, skuadra është takuar në stadiumin e tyre, ku ka filluar përgatitjet për garat evropiane.

Ballkani do ta nis nga rrethi i parë eliminator i Ligës së Kampionëve.

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja”.

“Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampiona. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në stërvitje është bashkuar edhe transferimi më i fundit, Leonit Abazi, ndërsa për tu përshëndetur e skuadrën ka qenë i pranishëm edhe Blend Baftiu. /Telegrafi/

Exit mobile version