Site icon Telegrafi

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”

Vetëm 10 minuta këtë pasdite pritet që në vendkalimin “Bogorodicë” për hyrjet-daljet në Maqedoni.

Dymbëdhjetë minuta pritej këtë mëngjes për dalje nga Maqedonia, në ngutjen më të madhe të turistëve, që konsiderohet si normale kur duhet të kalohet kufiri dhe të bëhen formalitetet për kontrollimin e dokumenteve, thonë nga shërbimi i VK “Bogorodicë”.

Shërbimi i VK “Bogorodicë” informoi se gjendje është nën kontroll. Funksionojnë me tre apo katër korsi të kur ka më shumë ngjeshje të automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjendja është gati e njëjtë edhe në anën tjetër të vendkalimit kufitar “Evzoni”, ku pritet rreth 15 minuta./Telegrafi/

Exit mobile version