Në vendkalimet kufitare sot pasdite nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nuk ka pritje të gjata as në vendkalimin kufitar Deve Bair, në kufirin Maqedoni-Bullgari, ku në orët e paraditës për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, kishte pritje deri më 1 orë, informojnë nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata dhe pa ndërprerje./Telegrafi/