Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
“Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin e LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/