Site icon Telegrafi

Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Deri më datë 12 shtator të vitit 2022, në aksin rrugor Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (asfaltimi), komunikacioni do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në ora 15:30. Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune, njofton LAMM.

Exit mobile version