Site icon Telegrafi

Nuk ka pirë as alkool e as duhan, duket perfekt dhe e shëndetshme – por nuk është kështu, ajo është diagnostikuar me një sëmundje shkatërruese (Foto)

Një trajnere personale ka publikuar një fotografi duke dashur të përmbysë paragjykimet pasi u diagnostikua me kancerin e mushkërive në fazën e katërt – pavarësisht se dukej perfekt dhe e shëndetshme.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Vicky Veness, 30 vjeçe, nga Cheltenham, e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të vetes, të bërë vetëm disa orë para caktimit të diagnozës shkatërruese, duke shpjeguar se ‘kur ke kancer nuk do të thotë të dukesh i sëmurë edhe nga jashtë’.

Fanatikja e palestrës – e cila e përshkruan veten si një jo duhanpirëse dhe e ushqyer shëndetshëm – tha se simptomat e saj fillimisht ishin identifikuar nga mjekët si astma dhe zbuloi se asaj i ka marrë 18 muaj që ajo të diagnostikohet me kancer të mushkërive.

Ajo tha se morali i tregimit është që ‘të pyesësh gjithçka’ në qoftë se nuk ndihesh mirë, pa marrë parasysh se ‘sa budallallëk mendon se mund të jetë’.

“Kjo foto u mor disa orë para se të diagnostikohesha me kancerin e mushkërive në fazën 4. Unë jam 30 vjeçe, një trajner personal, vrapuese, jo duhanxhi dhe e ushqyer shëndetshëm. Kur ke kancer nuk do të thotë të dukesh e sëmurë edhe nga jashtë. Simptomat mund të jenë shumë më delikate dhe shfaqen vetëm herë pas here”. /Telegrafi/

Exit mobile version