Telegrafi

Nuk ka përfunduar karriera e Beckham

Mesfushori i huazuar te Milani ka lënduar tetivën e Akilit në ndeshjen e të dielës mbrëma ndaj Chievos, të cilën Milani e fitoi me rezultat 1-0 me anë të një goli të vonshëm të Clarence Seedorf.

“David është njeri që shërohet shpejtë, ai e di se do të mungojë në Kampionatin Botëror, por ai është mirë shpirtërisht”.

“Ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë pas skanimeve dhe operacionit. Sidoqoftë, nuk është fundi i karrierës së tij pasi që ai mezi pret rikthimin në MLS”, deklaroi agjenti i Beckham. /Telegrafi/