Komunikacioni në Maqedoni është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë dhe nëpër rrugë kryesisht të thata, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon që te vozisim automjetet duke qenë të vëmendshëm, të përshtatet shpejtësia e duhur e lëvizjes me automjete, si edhe të respektohet sinjalistika e komunikacionit.
Vëmendje të posaçme duhet të kenë ata qytetarë që udhëtojnë nëpër gryka dhe ngushtica, posaçërisht në rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Gostivar-Mavrovë-Strazhë, Demir Kapi-Udovë, Vinicë-Berovë, Koçan-Dellçevë dhe Resnjë-Bukovë, ku mund të paraqiten rrokullisje gurësh.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje, ndërkaq ky informacion ka të bëjë vetëm me anën kufitare të Maqedonisë./Telegrafi/