Daniel James shihet si njëri nga lojtarët me të ardhme të ndritur te Manchester United.
Megjithatë talenti uellsian këtë edicion ka pasur hapësira më të pakta se edicionin e kaluar.
23-vjeçari ka luajtur në vetëm pesë takime, duke mos arritur të gjejë golin apo të asistojë për ndonjë bashkëlojtarë.
Duke parë hapësirat e pakta nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, James ka menduar largimin nga United në janar.
Sulmuesi anësor dëshiron të huazohet në ndonjë skuadër e cila i garanton minuta pasi dëshira e tij është të luaj sa më shumë që të ftohet në Kampionatin Evropian nga Kombëtarja e Uellsit.
Djajtë e Kuq janë pajtuar për ta lejuar largimin e lojtarit në huazim, në mënyrë që ai të rritet dhe fitojë përvojë edhe më shumë.
Leeds Untied dhe Everton janë dy skuadrat që kanë shprehur dëshirë për huazimin e lojtarit.
Daily Star ka raportuar se favorit për t’i marrë shërbimet e James mbetet Leeds, pasi klubi i rikthyer në elitë i garanton më shumë hapësira. /Telegrafi/