Site icon Telegrafi

Nuk ka pasoja për fëmijët që flasin më vonë

Shkencëtarët pranë Universitetit “Western Australia” kanë përcjellë zhvillimin e fëmijëve të cilët flasin më vonë dhe kanë zbuluar se ata nuk janë më të turpshëm, depresivë ose më agresivë sesa moshatarët e tyre që kanë folur më herët.

Në studim janë përcjellë 1.400 fëmijë, ndërsa konkludimi i shkencëtarëve është se aftësia e vonshme e të folurit nuk është faktor rreziku për çrregullimet e mëvonshme emocionale apo në sjellje. /Telegrafi/

Exit mobile version