Site icon Telegrafi

“Nuk ka partner perfekt!”: Burri indonezian martohet me tenxheren e orizit – shkurorëzohet katër ditë më vonë

Në botën e lajmeve të çuditshme, shumë gjëra na bëjnë të qeshim dhe ndonjëherë edhe na bëjnë të pyesim veten për gjërat e ndryshme që mund të ndodhin.

Dhe një incident i tillë i çuditshëm që ka lënë shumë njerëz të habitur është kur një burrë indonezian martohet me tenxheren e tij të orizit!

Po, e lexuat mirë!

Khoirul Anam, një burrë indonezian, ka bërë shumë bujë në mediat sociale pasi postoi një seri fotografish të tij duke u martuar me tenxheren e tij të orizit, përcjell Telegrafi.

Në fotografitë e postuara në llogarinë e tij në Facebook, ne mund ta shohim të veshur me një veshje tradicionale të dasmës së bashku me një tenxhere me oriz të bardhë e cila ishte “veshur” gjithashtu për rastin, me “një vello të bardhë të tejdukshme”.

Në fotot që ngarkoi në mediat e tij sociale, ai shkroi se vendosi të martohej me tenxheren e tij të orizit pasi është “E drejtë, e bindur, e dashur dhe e mirë në gatim”.

Por për fat të keq, kjo martesë zgjati vetëm katër ditë.

Kur Khoirul Anam postoi një përditësim tjetër mbi martesën e tij, këtë herë ishte për të njoftuar ‘divorcin’ e tij.

Në postim, ai shkroi: “Vendimi im është… i rëndë në të vërtetë… por kjo është rruga që unë zgjodha… nuk ka asnjë partner perfekt”. /Telegrafi/

Exit mobile version