Telegrafi

Nuk ka pajtim: Terim nuk flet me Turanin dhe Yilmazin? (Foto)

Kosova do të luajë kundër Turqisë të shtunën në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

Fatih Terim, trajneri i kombëtares turke, ka ftuar edhe dy lojtarët e suspenduar për disa ndeshje, Burak Yilmaz dhe Arda Turan.

Lexo po ashtu Turqia publikon listën e lojtarëve për takimin ndaj Kosovës (Foto)

Por, ky i fundit dhe Yilmaz mund të mos të fillojë ndeshjen kundër Kosovës që prej minutës së parë, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo pasi raportohet mes futbollistëve dhe trajnerit mbeten të ftohta, të cilat edhe sot u shfaqen, ku Yilmaz dhe Turan erdhën të ndarë prej kombëtares në qendrën stërvitore dhe nuk janë takuar me Terimin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Zbulohet lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon një yll i madh

Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e klubit të Antalyasporit. /Telegrafi/

Burak Yilmaz llogaritet si futbollisti më i pashëm i kombëtares turke

 

Por, Arda Turan mbetet ‘marka’ më e madhe e kombëtares turke