Kosova do të luajë kundër Turqisë të shtunën në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.
Fatih Terim, trajneri i kombëtares turke, ka ftuar edhe dy lojtarët e suspenduar për disa ndeshje, Burak Yilmaz dhe Arda Turan.
Por, ky i fundit dhe Yilmaz mund të mos të fillojë ndeshjen kundër Kosovës që prej minutës së parë, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo pasi raportohet mes futbollistëve dhe trajnerit mbeten të ftohta, të cilat edhe sot u shfaqen, ku Yilmaz dhe Turan erdhën të ndarë prej kombëtares në qendrën stërvitore dhe nuk janë takuar me Terimin.
Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e klubit të Antalyasporit. /Telegrafi/