Telegrafi

Nuk ka ofertë të Juves për Gomez

Uli Ferber pranon se Gomez është duke menduar opsionet pas një sezoni frustrues te Bayerni, por garanton se nuk ka pasur kontakte me Juventusin.

“Nuk ka pasur kontakte me Juventusin. Këto janë vetëm thashethemeve të cilat dëgjohen. Për momentin mund të them me saktësi se nuk ka pasur telefonata nga ndonjë zyrtar i Juventusit”, ka thënë Ferber për Calciomercato. /Telegrafi/