Pas kalimit të projektligjit për Trepçën në lexim të parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka paralajmëruar vazhdimin e seancës për votimin në lexim të dytë të këtij projektligji.
Seanca ishte thirrur nga kryetari i Kuvendit në orën 20:30, por ajo ende nuk ka filluar.
Bëhet e ditur se ende nuk janë të gjithë deputetët në Kuvend.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka pranuar amendamentet nga deputetët dhe Grupet Parlamentare dhe është ende duke i shqyrtuar ato. /Telegrafi/