Site icon Telegrafi

Nuk ka nisur mirë aventura e Gashit në MLS (Video)

SAN JOSE, CA - MARCH 06: Goalkeeper David Bingham #1 of San Jose Earthquakes dives to make a save grabbing the ball away from Shkelzen Gashi #11 of Colorado Rapids during the first half of their MLS Soccer game at Avaya Stadium on March 6, 2016 in San Jose, California. (Photo by Thearon W. Henderson/Getty Images)

Ka nisur kampionati amerikan i futbollit, ku këtë sezon numri i lojtarëve me emër është shtuar edhe më shumë se sezonet e shkuara.

Në MLS ka shkuar edhe Shkëlzen Gashi, i cili sot ka debutuar me Colorado Rapids, duke qenë në fushë 67 minuta në humbjen 1-0 që skuadra e tij pësoi në fushën e San Jose.

Goli vendimtar u shënua në minutën e parë të pjesës së dytë, në një sfidë aspak të bukur, mes dy skuadrash që nuk kanë ambicie të mëdha as këtë sezon, transmeton Sportal.al

Gashi nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi dhe është ende larg formës optimale fizike, ndërkohë që edhe skuadra e tij ka nevojë për kohë, sepse ka bërë shumë ndryshime në prag të sezonit të ri.

Si lojtari më i paguar i klubit, prej Gashit pritet shumë, por është e qartë që me këtë skuadër do të vuajë shumë.

Exit mobile version