Telegrafi

Nuk ka nevojë për tritol, ja si i bëjnë shembjet e ndërtesave shqiptarët (Video)

Në një video të publikuar në internet shihet se si autoritetet në Shqipëri bëjnë shembjen e një ndërtese, me gjasë të ndërtuar pa leje.

Siç bëjnë të ditur mediat shqiptare, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një prishje ndërtesash nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Kësaj radhe janë publikuar pamjet e një objekti trekatësh në Lushnjë – objekt që ishte bërë pengesë për zbatimin e projektit të pedonales së qytetit. /Telegrafi/