Telegrafi

Nuk ka nevojë për panik thotë Low pas humbjes shokuese nga Meksika

Joachim Low nuk u besoi syve, Foto: Getty Images

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, thotë se nuk ka nevojë për panik apo për ndryshime radikale pas humbjes prej 1-0 ndaj Meksikës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror për pancerët.

Gjermania në Luzhniki kërkoi fitoren e parë të këtij Kampionati në ndeshjen e parë.

Por, një gol nga Lozano bëri që Gjermania përkundër sulmeve të parreshtura të mos barazonte rezultatin.

Foto: Getty Images

“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë keq. Ne nuk ishim në gjendje të imponojmë stilin tonë të zakonshëm të lojës”.

“Por, ne nuk do të thyhemi pas kësaj dhe nuk do ta humbim veten e të bëjmë ndonjë gjë ndryshe. Nuk ka nevojë që të krijojmë panik vetëm pse kemi humbur një ndeshje”, u shpreh Low pas takimit.

Sfida në Luzhniki u ndjek nga 78 mijë shikues dhe Gjermania ju bashkua aradhës së favoritëve të këtij Botërori që nuk fituan.

Sfidën e ardhshme Gjermania e zhvillon ndaj Suedisë. /Telegrafi/