Telegrafi

Nuk ka ndalesë të shitjes së produkteve të Samsung në SHBA

Gjykatësja amerikane Lucy Koh morri vendimin se mundësimi i shitjes së pajisjeve të Samsungut Galaxy S 4G, Infuse 4G, Droid Charge, dhe Galaxy Tab 10.1 nuk do ti shkaktoj dëm Apple në atë masë sa që të arsyetohet ndalesa e shitjes së këtyre produkteve. Gjithashtu ajo theksoi se ndalesa e këtillë do ti ndihmonte prodhuesve të tjerë të pajisjeve të ngjashme në dëm të Samsungut.

Në mbarë botën Apple dhe Samsung janë aktiv në rreth 80 seanca gjyqësore në lidhje me pohimet për shkelje të patentave. Deri tani Apple në disa vende, sikurse Gjermani dhe Australi, ia arriti të nxjerr një ndalesë të përkohshme të shitjes së pajisjeve të Samsungut.

Në deklaratën në lidhje me vendimin më të ri në SHBA, përfaqësuesit e Samsungut kanë theksuar se vendimi konfirmon qëndrimin e tyre se argumentet e Apple nuk kanë kurrfarë vlere ligjore. /Telegrafi/