Në pikat kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dalje nga Maqedonia, informojnë nga LAMM pas raportit të sotshëm për gjendjen e rrugëve.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave të qytetit është rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata./Telegrafi/