Site icon Telegrafi

‘Nuk ka ndalesa për automjete të rënda transportuese në disa drejtime rrugore’

Ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda transportuese ka në drejtimin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë hiqet nga ora 13:45, ndërsa në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër nga ora 13:30, kumtoi  NP “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, në orën 13:15 është hequr ndalesa për kamionë edhe në drejtimin rrugor Kërçovë – Ohër përmes grykës malore Presekë.

Nga ora 10:50 është hequr edhe ndalesa për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese në grykën malore Pletvar. Ndalesa ishte vendosur në mëngjes në orën tetë për arsye parandaluese për shkak të të reshurave të dëborës.

Për shkak të dëborës ende është në fuqi ndalesa për komunikacion  në rrugën magjistrale Ohër – Gostivar në grykën malore Strazhë, si dhe në rrugën magjistrale Gostivar – Dibër dhe nga udhëkryqi i Mavrovës drejt Dibrës, njofton AIM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, vende-vende me mbetje të dëborës nëpër rrugë.

Drejtimi rrugor Makedonski Brod – fshati Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra nuk është i kalueshëm për çfarëdo lloj komunikacioni. /Telegrafi/

Exit mobile version