Site icon Telegrafi

Nuk ka mundur ta mbushë telefonin, ndryshoi mënyrën e jetesës – kjo grua është e gatshme për çfarëdo lloj “apokalipsi”

Morgan Rogue nga Alaska që nga viti 2010 përgatitet për “ditën e kiametit”. Gjithçka filloi 11 vite më parë, si pasojë e mungesës së shkurtë të furnizimit me energji elektrike, kur edhe nuk arriti ta mbush telefonin e saj mobil.

Aty e kuptoi se po të zgjaste më shumë kjo mungesë e energjisë, do të ishte një problem i madh për të, transmeton Telegrafi.

Filloi të hulumtojë mënyrën se si duhet të përgatiten për “apokalips” dhe shpejtë ajo dhe bashkëshorti i saj u bën pjesë e një komuniteti që përgatiten për të gjitha llojet e “apokalipseve që i parasheh njerëzimi se do të ndodhin”.

Vitet po kalonin dhe fëmijët po i rriteshin, Morgan filloi t’i kyç edhe ata në këto përgatitje – nga mbledhja e magazinimi i ushqimit, e derisa të burimet për raste urgjente – e familja e saj në vitin 2020 bëri një “hap të rëndësishëm” duke u zhvendosur në zonat rurale të Alaskës – ku jetojnë pothuajse larg civilizimit.

“Arsyeja kryesore pse vendosa të ndryshojë ishte se një ditë mbeta pa energji elektrike. Bateria në telefon ishte pranë zbrazjes dhe nuk e dija çfarë të bëja, dhe nëse do të mund ta mbushja sërish. Kjo shkaktoi një lumë idesh nëpër kokën time”, tha Rogue.

Çifti tani ka energji elektrike falë gjeneratorëve dhe paneleve solare, e në plan kanë ndërtimin e një mulliri me erë që do të prodhonte dhe akumulonte energji të pastër.

Kanë fermë të vogël dhe një kopsht me pemë dhe perime, e po punojnë në kultivimin e shumë bimëve. Morgan gjithashtu është në proces të hapjes së një bunari me qëllim që shtëpia e saj të ketë 50 për qind të ujit nga ai bunar.

“Ka aq shumë gjëra jashtë kontrolli – katastrofat natyrore – sulmet, uji i ndotur dhe kështu me radhë. Shikoni sa kemi qenë të përgatitur për pandeminë. Do të mjaftonte kjo që njerëzit ta kuptojnë se duhet pasur rezerva të ushqimit për disa javë – për çdo rast”, shtoi Morgan.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë gjuetar me përvojë, që janë në gjendje që aftësitë e tyre t’i përdorin për ta ushqyer familjen në rast se vie deri të ndonjë katastrofë.

“Vazhdimisht mësoj. Nuk dua të blej ushqim, kështu e përgatis vet. E kam kuptuar që për këtë kam nevojë për miell, e tani e kemi”, tha ndër tjera – duke theksuar se fëmijët I mëson që të jenë çfarë duan në të ardhmen – duke ua ngulitur në kokë këmbëngulësinë dhe vetëbesimin për të qenë të gatshëm për rrugëtimin e gjatë të jetës.

“Mund të jenë pjesë e komunitetit tonë dhe të bëni jetë normale. Përgatitjet janë pjesë e jetës tonë. Çdo person mund të jetë pjesë e komunitetit, pavarësisht ku jeton dhe sa para I ka. Kurrë nuk është vonë”, porositi ajo për fund. /Telegrafi/

Exit mobile version