Telegrafi

“Nuk ka mundësi që Barca ta trasnferoj Paulinhon”

Felipe Scolari ka hedhur poshtë mundësinë që të lirohet prej shërbimet të mesfushorit brazilian Paulinho.

Ky i fundit po kërkohet prej skuadrës së Barcelonës, por trajneri i Guangzhous pohon se nuk ka gjasa që lojtari të transferohet në kampionatin spanjoll.

“Për momentin nuk është e lehtë për ekipet kineze të humbin një lojtar të madh sepse është e vështirë dhe e shtrenjtë të transferohet një lojtar.

“Nëse do të ekzistonte ndonjë mundësi që të mund të lëvizte, unë do të dija për këtë”.

Paulinho iu bashkua Guangzhous nga Tottenham Hotspur në vitin 2015, ku deri më tani ka shënuar 25 gola në 87 paraqitje për klubin kinez. /Telegrafi/