Site icon Telegrafi

Nuk ka mesazhe apo rrjete sociale teksa po këndon Rihanna

Rihanna e ka zhvendosur turneun e saj të radhës në Londër, ku performoi përpara fansave hitet e saj.

Nuk ka dyshim se ajo është nga ato që di si të tërheqë vëmendjen. Këngëtarja në një moment ndali muzikën dhe u kërkoi të gjithë të pranishmëve në Wembley që të fusnin në xhep telefonat e tyre, transmeton TCH.

“Nuk dua që të shkruani mesazhe, asnjë mesazh. As të dashurit, të dashurës apo mamasë tuaj”.

“Telefonat mund t’i mbani vetëm nëse me ta po më filmoni mua”, i është drejtuar Rihanna turmës që natyrisht se e dëgjoi.

Exit mobile version