Telegrafi

Nuk ka medalje në Rusi, Distria Krasniqi pëson në garën për të bronztën (Foto)

World Judo Masters i mbajtur në Shën Petersburg ka përfunduar për garueset tona shqiptare.

Distria Krasniqi nuk ka arritur të fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 52 kilogramë në shtetin rus.

Xhudistja jonë ka pësuar humbje me wazari në repechange kundër rivales braziliane, Erika Miranda.

Pamje nga dyluftimi mes Krasniqit dhe Mirandës

Në anën tjetër, xhuditja tjetër Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” të Rusisë.

Xhudisjta u eliminua nga koreano-jugorja Youjeong Kwonin. Me këtë të fundit në kategorinë deri në 57 kilogramë ishte përballur edhe në të kaluarën, ku gjithashtu kishte pësuar humbje në botërorin e fundit.

Lexo po ashtu Eliminohet Nora Gjakova

Kujtojmë se në këtë garë kanë pasur të drejtë të marrin pjesë vetëm 16 xhudistet më të mira të botës të kategorive. /Telegrafi/