Telegrafi

Nuk ka më Google Nexus 5 në shitje

Kjo pasi që Google ka vendosur të ndalojë shitjen e telefonit të saj të famshëm – Google Nexus 5.

Google Nexus 5 nuk është më në dispozicion për tu blerë nga Google Store i ri dhe kompania ka konfirmuar tani se shitja e këtij modeli tani është ndërprerë.

Google njoftoi se tani është duke u fokusuar në Nexus 6, ndërsa Nexus 5 nuk është më në dispozicion për tu blerë direkt nga Google, por ndonjë sasi mund të gjendet tek shitësit me pakicë.

Google pritet ta lansojë edhe Google Nexus 7 më vonë gjatë vitit, dhe deri atëherë pritet që së paku Nexus 6 të shitet ende në dyqanin e saj online. (Telegrafi)