Site icon Telegrafi

Nuk ka marrëveshje Serbi-Maqedoni për çështjen e importit të miellit serb

Maqedonia dhe Serbia nuk kanë arritur ndonjë ujdi rreth çështjes së miellit që ka ndikuar në vështirësitë e importit të miellit të Serbisë në Maqedoni.

Ministri serb për Tergti, Turizëm dhe Telekomunikacion, Rasim Lajiq ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me Ministrin maqedonas për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra, Ljupço Nikollovski.

Bisedimet do të vazhdojnë gjatë fundjavës, por nëse nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje, Serbia do të vendosë masa nga të cilat dëme do të përjetojnë të dy shtetet, si edhe do të rrezikohen marrëdhëniet e përgjithshme dypalëse Serbi-Maqedoni.

Përndryshe, deri te këto zhvillime ka ardhur si rezultat i Rregullores për shënimin e miellit që mullixhinjëve të Serbisë u vështirësohet eksporti i miellit në tregun e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version