Qeveria nuk dhënë dritë të gjelbër për tërheqjen e Ligjit për tregjet e gjelbra, duke sqaruar se tashmë është marrë vendim për zgjatjen e afatit për hyrjen në fuqi të ligjit në vitin 2020.
Përfaqësuesja e pazarxhinjve, Maja Stojanovska, njoftoi se pas kësaj ajo u largua nga qeveria sepse kërkesat e tyre ishin që të shfuqizohet tërësish ligji aktual dhe të përgatitet një ligj i ri në përputhje me kërkesat e pazarxhinjve.
“Nuk dua të jem pjesë e disa negociatave që nuk janë në favor të pazarxhinjve. Nëse ka pëlqim për të përgatitur një ligji të ri, në rregull, do të marr pjesë, por kështu jo. Kush dëshiron le të negociojë, por unë nuk shkoj në ato ujëra”, tha Stojanovska për “Makfax”.
Pazarxhinjtë kërkuan nga Qeveria që të ulet edhe çmimi i parkingjeve rreth tregjeve të gjelbra, por edhe kjo kërkesë nuk ua plotësuan./Telegrafi/