Site icon Telegrafi

Nuk ka marrëveshje për personat me aftësi të veçanta në Maqedoni

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i sotëm mes përfaqësuesve të iniciativës qytetare “5 në 12” dhe ministrave, atij të shëndetësisë dhe ministres së arsimit, në të cilin u bisedua lidhur me kërkesat e kësaj iniciative për ndryshime ligjore, për sigurimin e kushteve më të mira për personat me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“U dhanë disa propozime nga ana e tyre, çfarë do të mundemi, do të bëjmë. Nuk kemi diçka konkrete për të treguar se do të bëhet gjatë ditëve në vijim, sepse ato kërkojnë ndryshime ligjore dhe për ato ndryshime duhet kohë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e iniciativës “5 në 12” thanë se janë të kënaqur me takimin dhe se shpresojnë se problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje së shpejti.

Ndër kërkesat e shumta të tyre janë edhe hapja e qendrave ditore për këta persona dhe kushte më të mira nëpër shkolla dhe spitale për këtë kategori të njerëzve.

Exit mobile version