Telegrafi

Nuk ka marrëveshje për pagat në arsim, do të vazhdojnë negociatat

Pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar takimi i sotëm mes ministrit të Arsimit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Këta të fundit paraprakisht nuk pranuan propozimin qeveritarë për rritjen e pagave për 10 për qind, ndërkohë që paralajmëruan grevë më 11 nëntor në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre.

Këshilli i SASHK-ut të premten unanimisht solli vendim se nuk e pranon propozimin e MASH dhe Qeverisë për rritjen e pagave në veprimtarinë arsim dhe shkencë për 10 përqind, duke filluar nga prilli i vitit 2020.

Kryetari i SASH-ut Jakim Nedelkovski në konferencë për media tha se interesat e veta do t’i mbrojnë me grevë që parashikohet për më 11 nëntor të këtij viti.

SASHK kërkon që rritja e planifikuar të mos fillojë nga prilli i vitit 2020 por nga 1 janari i vitit 2020, gjithashtu propozon që edhe ofertat prej 10 përqind t’i mos u nënshtrohen pazareve, gjegjësisht, siç tha Nedellkov, të ofrohet rritje më e madhe.

Ademi, megjithatë, të shtunën shprehi optimizëm se nuk do të vij deri në grevë dhe potencoi se deri tani dy herë janë rritur pagat dhe se është ofruar rritje prej dhjetë për qind e pagave në prill.