Presidenti i Sevillas, Jose Castro, thotë se nuk ka marrëveshje me Juventusin, për Steven N’Zonzin.
Bianconerët e pëlqejnë mjaftë shumë lojtarin dhe trajneri Massimiliano Allegri e kërkon në skuadër.
Ish lojtari i Blackburn Rovers dhe Stoke City po ashtu e do një kalim te Juve.
“Nuk jemi me ngut”.
“Ne do të negociojmë me Juventusin, po nuk e di se do të fillojnë nga kjo javë. Nuk jam në merak se a ka N’Zonzi marrëveshje me Juven”.
“E rëndësishme është që të kemi një skuadër garuese”, ka thënë Castro. /Telegrafi/