Mesfushori gjerman ka kontratë deri në përfundim të sezonit tjetër.
E ardhmja e Mesut Ozil është gjithnjë e më larg Arsenalit. Mesfushori gjerman nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me klubin londinez dhe shkak për këtë gjë është bërë paga e lartë që ai kërkon me marrëveshjen e re, të cilën klubi nuk ka dashur që ta pranojë.
Aktualisht Mesut Ozil është lojtari më i paguar te Arsenali me 140 mijë funte në javë, dhe drejtuesit i kanë ofruar një kontratë të re me një pagë tepër të lartë prej 250 mijë funtesh në javë.
Por, kjo shifër nuk e ka kënaqur Ozilin që kërkon plot 300 mijë funte në javë, e cila nuk është pranuar nga drejtuesit e ‘Topçinjve’ që janë të pakënaqur edhe nga forma e 28-vjeçarit në këtë sezon, që në muajt e fundit ka qenë larg kualiteteve që ka lojtari.
Bayern Munichu mbetet ekipi më i interesuar për reprezentuesin gjerman. /KP/Telegrafi/