Site icon Telegrafi

Nuk ka lëndim për Hysajn ndaj Cagliarit, ishte vetëm një lodhje

Elseid Hysaj gjatë një aksioni në fitoren e Napolit ndaj Cagliarit në Sant'Elia (Foto: Getty Images)

Napoli fitoi me rezultat 0-5 ndaj Cagliarit në Serie A, por në fund gjithë tifozët ishin të shqetësuar për Elseid Hysajn.

Shqiptari la fushën në minutën e 74 dhe në vend të tij në lojë u inkuadrua Cristian Maggio.

Lexo po ashtu Neymar dhe Messi lojtarët më të vlefshëm në botë – Në listën mes 100 më të mirëve edhe Hysaj, Mustafi dhe Xhaka (Foto)

Fillimisht u fol për një lëndim të Hysajt, por sipas Radio Kiss Kiss, ishte vetëm një lodhje e 24-vjeçarit.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë është një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A dhe mungesa e mundshme do ishte problem për Napolin në garën për titull.

Hysaj me fanellën kur arriti 100 ndeshje te Napoli

Në 2045 minuta lojë në kampionatin italian këtë sezon ai ka dhuruar një asistim dhe është lojtari i pestë me më së shumti minuta në fushë te skuadra e Maurizio Sarrit.

Më shumë minuta kanë vetëm Pepe Reina (2250), Kalidou Koulibaly (2250), Dries Mertens (2215) dhe Jose Callejon me 2204 minuta.

Napoli pas javës së 26-të vazhdon në vendin e parë me 69 pikë dhe Roma është kundërshtari i ardhshëm. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VWievOJ8Ipc

Exit mobile version