Telegrafi

Nuk ka kuorum për votimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Në Kuvendin e Kosovës është shqyrtuar sot Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022.

Disa deputetë vlerësuan se Qeveria duhet t’i përmbush të gjitha obligimet për të përmbushur programin, njëkohsisht kërkuan që Kuvendi të jetë i angazhuar për një kontroll parlamentar që të përmbushet sa më mirë ky program.

Mirëpo, për mungesë të kuorumit për votim, pika e rendit të ditës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022 është shtyrë për një seancë të radhës, përcjell kp.

Tani Kuvendi po vazhdon debatin për shqyrtimin e Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036. /Telegrafi/