Kuvendi në seancën e sotme plenare nuk arriti të votojë ligjin për gjuhët dhe gjyktësit e ri kushtetues të propozuar nga presidenti Gjorge Ivanov.
Në sallë të pranishëm ishin 52 deputetë, ndërsa vendimet sillen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht për ligjin për gjuhët dhe gjykatësit kushtetues duhen 61 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e shtyu votimin për të enjten në orën 12. Seanca e sotme përfundoi pa debat, pasi asnjë nga deputetët e pranishëm nuk u paraqit për të marrë fjalën.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe sot nuk ishin të pranishëm, pasi më herët vendosë që të bojkotojnë punën e Kuvendit.
Ndryshe, seanca e sotme filloi me dy orë vonesë./Telegrafi/