As në këtë seancë nuk ka kaluar Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në votim kanë marrë pjesë 37 deputetë, që rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje.
Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ftuan që të votohet ky Projektligj, por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk i dhanë mbështetje. /Telegrafi/