Newcastle ka arritur ta ndalë Manchester City në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Skuadra e Pep Guardiolas kaloi fillimisht në epërsi me anë të Raheem Sterling në minutën e 22-të, që u shërbye mjaftë mirë nga David Silva.
Por, vetëm pas tre minutash, Newcastle i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Jetro Willems me një asistim të Miguel Almiron.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, por e dyta kishte një ritëm të lojës edhe më të shpejtë.
City në vazhdim u mundua që ta rikthente epërsinë, por arriti ta bënte këtë gjë kur kishin mbetur vetëm edhe tetë minuta lojë nga koha e rregullt me anë të Kevin De Bruynes.
Kur u mendua se kampioni në fuqi po i merrte tri pikë, Newcastle i barazoi shifrat me golin e Jonjo Shelvey që shënoi në minutën e 88-të.
Pas javës së 14-të, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri me një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 15-të do të takohet me Burnleyn. /Telegrafi/