Telegrafi

Nuk ka komplikime në riaftësimin e Marchisios

Rikuperimi i Claudio Marchisios po shkon sipas planit, përkundër raportimeve në media se i është përkeqësuar gjendja.

Mesfushori i Juventusit ka munguar në festën e Scudettos dhe ishte thënë se kishte përjetuar komplikime teksa po shërohet nga lëndimi i ligamentit të gjurit.

Il Tempo madje shkroi se italiani duhet të operohet përsëri, mirëpo klubi e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Juve thuhet se Marchisio po vazhdon me rehabilitimin pas operimit në gju në muajin e kaluar dhe se ai mungoi në festën e titullit për të parandaluar ndonjë problem eventual.

Stafi mjekësor i Bianconerëve pret që kthimi i tij në fushë të ndodhë pas gjashtë muajve të parashikuar. /Telegrafi/