Pas disa shkrimeve në media për gjoja keqpërdorim të mjeteve financiare të IPARD për furnizimin me mekanizma të vjetëruar, në vend të atyre të reja, kanë reaguar nga Agjencia pagesore.
Sipas kësaj agjencie, nuk ka keqpërdorime të mjeteve nga IPARD, por janë penguar dy tentime për mashtrime. Në reagimin e tyre thuhet se Agjencia për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural ka zbuluar dy raste, në të cilat është tentuar të mashtrohet gjatë furnizimit me mjete.
Pas zbulimit të këtyre rasteve, agjencia bën të ditur se është ndërprerë pagesa për të gjithë kontigjentin e këtij lloji të mekanizmit, në drejtim të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në Maqedoni./Telegrafi/