Linja e transportit ujor Ohër-Pogradec, zyrtarisht nuk është ndërprerë, por sivjet nuk ka pasur asnjë udhëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas tre vjet nga udhëtimi i parë i realizuar nga Ohri për në Pogradec, linjë kjo për të cilën janë mbajtur negociata me vite të tëra ndërmjet dy vendeve fqinje në të anët e liqenit të Ohrit, tani më nuk ka interesim për udhëtim me anije.
‘Tendencën për zvogëlim të interesimit e parashikova që në fillim. Pogradeci nuk është qytet i madh dhe destinacion tërheqës për vendasit dhe turistët. Ata që kishin ndonjë kuriozitet për këtë udhëtim me anije e kanë bërë veçmë këtë udhëtim, prandaj tani nuk ka aspak interesim nga ndonjë grup që do të ri niste këtë linjë’, thotë Goran Ustijanoski, kapiten në limanin e Ohrit.
Kapiteni shton se linja nuk është ndërprerë, por këtë vit nuk është bërë as edhe një udhëtim i vetëm me anije në këtë drejtim dhe rikujton se kjo linjë nuk është e ndonjë rëndësie thelbësore as për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, as për turizmin në vend.
Edhe përkundër gjitha pritjeve, vendosja e relacionit me anije ndërmjet Ohrit dhe Pogradecit nuk e pasuroi ofertën turistike. Për këtë shkak anijet nuk lundrojnë edhe kah Struga, edhe përkundër insistimit të hotelierëve për vendosjen e një linje të tillë, gjë të cilën e diskutuan edhe në mbledhjen e fundit të Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë-HOTAM./Telegrafi/