Telegrafi

Nuk ka informata për qytetarë të Maqedonisë, në mesin e viktimave në Munih

Autoritetet në krahinën e Bavarisë dhe autoritetet federale gjermane nuk japin informacione për identitetin e të vdekurve dhe të lënduarve gjatë sulmit në Munih, por sipas organizatave të qytetarëve të Maqedonisë në Munih, siç njofton raportuesi i AIM nga Berlini, tani për tani nuk ka njohuri për qytetarë të Maqedonisë në mesin e viktimave në sulmin terrorist, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë gjermane, të dhënat për numrin e viktimave nga sulmi do të ndahen me opinionin publik pasi të përfundojë aksioni i shërbimeve gjermane të sigurisë dhe saktësisht do të dihet identiteti i të vrarëve dhe të lënduarve.

Pritet që gjatë ditës së nesërme policia gjermane të del me informata për sulmuesit dhe viktimat./Telegrafi/