Elvis Rexhbeçaj do të largohet përsëri nga skuadra e Wolfsburgut si huazim.
Mesfushori nga Kosova ka kaluar një vit e gjysmë si i huazuar tek FC Koln, por klubi gjerman nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes së tij.
23-vjeçari është rikthyer në Wolfsburg ku po kryen fazën përgatitore, por hapësirat për të për sezonin e ri janë të pakta.
Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit gjerman, VFL Bochum ka shprehur interesim për afrimin e kosovarit.
Drejtuesit e skuadrës bardhekaltër e shohin Rexhbeçajn si një përforcim të madh në Bundesliga dhe tanimë janë në bisedime me Wolfsburgun për huazimin një vjeçar të tij.
Vet lojtari është i gatshëm të bashkohet me Bochumin ku do të ketë mundësi më të mëdha aktivizimi.
Rexhbeçaj qëndroi për një vit e gjysmë si i huazuar te Kolni ku zhvilloi 46 ndeshje zyrtare dhe realizoi shtatë gola e bëri po aq asistime. /Telegrafi/