Telegrafi

Nuk ka gola në Stamford Bridge, Chelsea dhe Brightoni ndajnë pikët

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea dhe Brighton & Hove Albion kanë luajtur pa gola në ndeshjen e xhiros së 32-të në Ligën Premier që u zhvillua në Stamford Bridge.

Fraksioni i parë nuk dhuroi shumë raste shënimi, ndërsa Kai Havertz reagoi mirë brenda zonës, ndërsa portieri e ndali goditjen e tij.

Kur po afroheshin minutat e fundit të takimit, skuadra mysafire u tregua e rrezikshme. Fillimisht, Adam Lallana humbi një rast të mirë duke e dërguar topin jashtë portës.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Dy minuta më pas, Danny Welbeck dërgoi një goditje të rrezikshme, e cila u ndal vetëm në shtyllë.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në vend të katërt në renditje, mirëpo me pikë të barabarta (nga 55) me West Ham Unitedin që ndodhet një vend më poshtë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Brightoni ka marrë një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe tash ndodhet shtatë pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Chelsea FC)