Shkenca konsideron që shikimi i femrave të tjera është veprim i patëkeq dhe që “incizimi” i tij me anë të shikimit shkakton hidhërim dhe zemërim
Megjithatë, shkenca na tërheq vërejtjen që kjo gjë është krejtësisht normale dhe se nuk do të duhej që ta shqetësonim partnerin, por që lirisht ta lëmë që t’i shikojë femrat e tjera, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë ndarë tri arsye konkrete, të cilat po jua tregojnë në vazhdim:
Për shkak të funksionit të trurit
Është e njohur që meshkujt që nga lashtësia janë të prirë të gjejnë partnerin seksual, në mënyrë që të lënë trashëgimtarë. Në të njëjtën mënyrë truri i tyre funksion edhe sot. Prandaj e kanë në natyrën e tyre që të kthejnë shikimin nga “femra” potenciale, madje edhe nëse fare nuk dëshiron që ta pllenojë.
Testosteroni ka rol të madh
A e keni ditur që meshkujt në venat e tyre kanë gjashtëfish më shumë testosterone sesa femrat? Ky hormon ul kontrollin e impulseve, për ç’shkak mund të thuhet që meshkujt një herë shikojnë dhe tek pastaj mendojnë.
Gjërat e reja i joshin
Shumë hulumtime deri tani kanë treguar që femrat ndiejnë joshjen ndaj personave të njohur. Për dallim nga ato, meshkujt joshen nga gjërat e reja dhe të panjohura, të cilat akoma nuk i kanë parë. Kështu që mund të thuhet që interesimin e tyre e pushtojnë me veturë të re, mirëpo edhe femra e panjohur. /Telegrafi/