Menaxheri gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka konfirmuar se Chelsea ka klauzolë për riblerjen e Tammy Abraham, ndërsa ka thënë se askush nuk mund ta garantojë qëndrimin e Nicolo Zaniolos.
Giallorossët siguruan shërbimet e Ainsley Maitland-Niles (huazim nga Arsenali) dhe Sergio Oliveira (huazim nga Porto), mirëpo nuk e përforcuan mesfushën sa duhej, sidomos për faktin se Amadou Diawara i refuzoi të gjitha ofertat.
“Është e vërtetë se klauzola ekziston, mirëpo ne nuk jemi të shqetësuar. Është valide vetëm nga 2023, por nuk jam i shqetësuar”.
“Jam i kënaqur, sepse ai po luan mirë dhe mund të bëhet akoma më i mirë”, ka thënë Pinto për Abraham.
I pyetur nga gazetarët nëse Zaniolo do të jetë te Roma në sezonin e ardhshëm, përgjigja ishte: “Askush nuk mund ta garantojë atë”. /Telegrafi/