Site icon Telegrafi

Nuk ka garanci bankare për ndërmarrjen e „Мakpetrol“ nga Ballkan Petroleum

Ballkan Petroleum Holding Limited, akoma nuk e ka dorëzuar garancinë bankare në vlerë prej 47,5 milionë euro, e cila është kusht i domosdoshëm për miratimin e oferta për ndërmarrjen e “Makpetrol”, zbulon Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kompania londineze e cila është themeluar para një muaji e gjysmë, të hënën përmes personit të saj të autorizuar në Maqedoni, Petar Stojanovski, ka informuar se garancia e lëshuar nga banka zvicerane UBS përmes NLB bankë është ndërmarrë nga depozitari qendror për letra me vlerë.

Institucionet përgjegjëse as e vërtetojnë e as e demantojnë këtë informatë./Telegrafi/

Exit mobile version