Telegrafi

Trepça mposht Prishtinën dhe barazon gjithçka, finalisti vendoset në ndeshjen e pestë

Foto: Arkiv

Trepça ka barazuar serinë e gjysmëfinaleve të Play-offit në duelin ndaj Sigal Prishtinës.

Derisa Peja është kualifikuar mbrëmë në finale, duke mposhtur Golden Eagle Yllin, Prishtina dhe Trepça kanë ende punë.

Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68. Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71.

Trepça është rikthyer fuqishëm në serinë e katërt, duke mposhtur bardhëekaltrit me rezultat 82-77.

Më efikasi në ndeshje ishte Dardan Berisha me 23 pikë, kurse te Trepça më i miri u tregua Broën me 21 sosh.

Kush do të shkojë në finale do të vendoset në ndeshjen e pestë që luhet në Prishtinë, derisa kualifikimin tashmë e ka siguruar Peja. /Telegrafi/