Telegrafi

Nuk ka fitues në Therandë: Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët

Ballkani dhe Dukagjini e kanë nisur me barazim 2-2 edicionin e ri 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Ishte minuta e 45-të kur skuadra nga Theranda shënoi gol të bukur me anë të Ermal Krasniqit.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Dukagjini i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Arbër Shalës.

Por, me të filluar pjesa e dytë, ishte sërish Krasniqi (53’) që shënoi për Ballkanin, duke rikthyer epërsinë në 2-1.

Mirëpo, në minutën e 68-të, Ahmed Januzi shënoi një gol brilant, duke barazuar shifrat sërish në 2-2.

Dy skuadrat kishin shanse të mira shënimi deri në fund, mirëpo rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Pas xhiros së parë, Dukagjini dhe Ballkani kanë nga një pikë, derisa vetëm Drita për dallim nga skuadra tjera ka marrë tre sosh, duke e mposhtur Feronikelin 2-1. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore