Site icon Telegrafi

Nuk ka fitues në Suharekë, Ballkani dhe Drita ndajnë pikët

Nuk ka sjell fitues derbi i dy pretendentëve për titull Ballkanit dhe Dritës që përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Pjesa e parë nuk u karakterizua me raste shënimi, pasi dy skuadrat luanin shumë kujdesshëm dhe me respekt të madh për njëra tjetrën.

Kësisoj 45 minutat e para të takimit u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0.

Kampioni në fuqi ka mundur të shënoj në fillim të pjesës së dytë, por Xhevdet Shabani gjuajti mbi portë nga afërsia.

Vendasit patën një rast me Meriton Korenicën, por që goditja e tij nga distanca shkoi mbi portë.

Në minutën e 80-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushë pasi Egzon Sinani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja.

Krejt në fund të ndeshjes, Ballkani ka mundur të kalojë në epërsi, por goditja e Ermal Krasniqit shkoi jashtë portës.

Megjithatë rasti më i mir iu tregua Betim Haxhimusës në fund të ndeshjes, por goditja e tij fantastike u prit për mrekulli nga portieri vendas.

Kësisoj derbi i dy skuadrave pretendente për titull të kampionit përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.

Gjilanasit vazhdojnë të mbetën lider me 54 pikë, derisa Ballkani është në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Drita në xhiron e ardhshme do të luaj në shtëpi me Drenicën.

Ndërkohë, Ballkanin e pret një udhëtim i vështirë pasi në ‘Riza Lushta’ përballet me Trepçën ’89. /Telegrafi/

Exit mobile version